Ndërlidhjet

SHBA akuzon Rusinë për sulme ndaj Ukrainës


Marie Harf

Marie Harf

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë dëshmi se Rusia është duke sulmuar me artileri ushtrinë e Ukrainës dhe se Moska ka për qëllim të sigurojë më shumë armatim të rëndë për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Këto komente i ka bërë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, gjatë një konference me gazetarë në Uashington.

Harf ka thënë se vlerësimi bazohet në informacionet e inteligjencës.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë janë duke vazhduar në lindje të Ukrainës.

Uashingtoni ka thënë më herët se Rusia është duke armatosur dhe trajnuar rebelët.

XS
SM
MD
LG