Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: 25 korriku 2011 – ditë e bashkimit territorial të Kosovës


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se në ditën e sotme para tri vitesh, u zhvillua aksioni i Njësisë speciale të policisë së Kosovës, për t’i vënë nën kontroll pikat kufitare në pjesën veriore të Kosovës, Jarinjë dhe Bënjakë.

Mëtutje, në faqen e tij në rrjetin Facebook, zoti Thaçi ka shkruar se “25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe se kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”.

Mëtutje ai ka përkujtuar se në këtë operacion fisnik “ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë, Enver Zymberi”.

Thaçi ka vlerësuar se “Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që të do të vijnë”.

XS
SM
MD
LG