Ndërlidhjet

Nimetz: Shpresojmë të gjejmë marrëveshje të pranueshme


Matthew Nimetz

Matthew Nimetz

Matthew Nimetz,i dërguar i Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, sot ka arritur në Shkup, në përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjen e emrit.

“Do t’i kaloj nga dy ditë në Shkup dhe Athinë me zyrtarët, me shpresë se do të gjejmë zgjidhjen e pranueshme të kontestit nga të dy palët”, tha diplomati amerikan, Metthew Nimetz, pasi erdhi në Shkup.

“Nuk kam propozim të ri, por në mendje i kam disa gjëra”, tha ai.

Prej vitit 1991, kur Maqedonia u pavarësua nga ish-Jugosllavia, Greqia e ka kontestuar emrin e saj, duke thënë se këtë emër e ka një provincë e saj afër kufirit.

XS
SM
MD
LG