Ndërlidhjet

Koreja Veriore i ka hedhur raketat në oqean


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të mbrojtjes së Koresë Jugore thonë se Koreja Veriore i ka shkrepur katër “projektilë” kah oqeani në bregdetin e saj lindor.

Këta zyrtarë jugkoreanë kanë thënë se Pheniani i ka hedhur dy projektilë sot në mëngjes dhe dy pasdite, në serinë e fundit të testeve raketore dhe artilerike.

Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap, ka raportuar se dy projektilë të lansuar në mëngjes dështuan ta arrijnë detin dhe e kanë goditur territorin e Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG