Ndërlidhjet

KE: Presion për ndaljen e dhunës kundër grave


Pamje e një seance të Asamblesë së Këshillit të Evropës
Pamje e një seance të Asamblesë së Këshillit të Evropës

Këshilli i Evropës po ndërmerrë hapa të ri për ta luftuar dhunën kundër grave sipas konventës së re të ratifikuar, e cila sot ka hyrë në fuqi.

13 shtete evropiane kanë shprehur përkushtim për ta luftuar ashpër dhunën kundër femrave pasi e kanë nënshkruar të ashtuquajturën “Konventë të Stambollit”.

Sot kjo konventë hynë në fuqi në 10 shtete: Turqi, Shqipëri, Itali, Mal të Zi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Austri, Andorë, Spanjë dhe Danimarkë. Pritet që kësaj konvente t’i bashkohen edhe Franca dhe Suedia në muajin nëntor.

“Dhuna kundër grave mbetet njëra nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut, që ndodhë çdo ditë në Evropë”, tha Nils Muiznieks, nga Këshilli i Evropës, në një deklaratë këtë javë.

XS
SM
MD
LG