Ndërlidhjet

Afganistan:Vazhdon auditimi i procesit zgjedhor


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Auditimi i fletvotimeve të zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit ka vazhduar në Kabul, por një nga dy kandidatët presidencial, Abdullah Abdullahu nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë proces.

Noor Muhammed, zëdhënës i Komisionit të Pavarur Zgjedhor, ka thënë se procesi i auditimit ka vazhduar sot në prani të vëshguesve afganë dhe ndërkombëtar.

Noor i ka kërkuar ekipit të Abdullahut që të marrë pjesë në proces, duke thënë se ata “nuk kanë më arsye që të mos marrin pjesë” në auditim.

Ekipi i Abdullahut ka thënë se ka ende dallime se si duhet ndarë fletat e votimit të manipuluara prej atyre që janë të rregullta.

Auditimi i rreth tetë milionë fletave të votimit që janë hedhur në kuti votimi më 14 qershor është ndaluar muajin e kaluar për shkak të mos pajtimeve teknike në mes të palëve kundërshtare.

Abdullahu nuk e ka pranuar rezultatin preliminar që e kishte shpallur kundërkandidatin, Ashraf Ghani si fitues të këtyre zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG