Ndërlidhjet

20 të vrarë gjatë luftimeve në Tripoli


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Qeveria e Libisë, ka thënë sot se mbi 20 persona janë vrarë në përleshjet e fundit në mes të fraksioneve të ndryshme që duan të marrin aeroportin e Tripolit nën kontroll.

Fraksionet rivale të përkrahura nga brigada aleate nga Misrata dhe Zinatni, kanë luftuar për gati tri javë për të kontrolluar aeroportin e kryeqytetit. Këto luftime kanë qenë shpërthimi më i madh i dhunës prej luftimeve të vitit 2011 që çuan deri te fundi i regjimit të Muamer Gadafit.

Një numër i madh i të huajve ndërkohë janë evakuar nga shteti i Afrikës Veriore prejse nisen luftimet.

Të fundit që janë larguar janë 100 qytetarë të Britanisë së Madhe.

Qyteti ka qenë më i qetë mëngjesin e së dielës, me përjashtim të disa shpërthimeve sporadike, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG