Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e diskuton situatën në Ukrainë


Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar për një përkeqësim të situatës në lindje të Ukrainës ndërsa disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit e kanë fajësuar Rusinë për këtë krizë.

John Ging, drejtori i Operacioneve Humanitare të OKB-së, ka thënë se takimi urgjent i Këshillit më 5 gusht, ka thënë se luftimet në mes të rebelëve prorusë dhe forcave të Ukrainës po rrezikojnë jetën e civilëve.

Ai ka thënë se energjia elektrike dhe furnizimi me ujë është duke u vështirësuar për shkak të luftimeve dhe se mbi 1350 njerëz, civilë dhe luftetarë, janë vrarë deri më tash.

Agjencia për refugjatë e OKB-së ka thënë se 285 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

SHBA-ja dhe Britania e kaënë fajësuar përkrahjen e Rusisë për separatistët si arsye të krizës.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka thënë se situara në qyetet e Lluhanskut dhe Donjeckut është “shkatërruese”.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Oleksandr Pavlichenko, i ka hedhur poshtë deklarimet se në Ukrainë ka krizë humanitare.

XS
SM
MD
LG