Ndërlidhjet

Radcliffe pas Harry Potter, i kthehet 'realitetit'


Personazhi kryesor i librave të JK Rowling, Harry Potter (Daniel Radcliffe)
Personazhi kryesor i librave të JK Rowling, Harry Potter (Daniel Radcliffe)

Nga roli i magjistarit të ri, Harry Potter, deri te roli i poetit Allen Ginsberg, aktori britanik, Daniel Radcliffe, ka provuar shumë role në filma të zhanrit fantazi.

Së fundi, ai duket si i është kthyer ‘realitetit’ sipas Reuters me filmin më të ri të zhanrit komedi romantike, ‘What If’ që pritet të dal së shpejti në kinematë amerikane.

Radcliffe e luan rolin e një djali të ri që është shkatërruar nga romansat e mëparshme të dështuara, ndërsa fillon aferë me një vajzë e cila është në lidhje të gjatë dashurie.

XS
SM
MD
LG