Ndërlidhjet

Jacobson: Sfida e terrorizmit ekziston sot kudo


Tracey Ann Jacobson

Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka thënë sot se sfida dhe kërcënimi nga terrorizmi ekziston sot kudo.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, derisa dorëzoi një donacion për Policinë dhe Doganat e Kosovës.

Donacioni vjen nga Programi për Kontrollimin e Eksportit dhe për Sigurinë Kufitare, që për synim ka kryesisht parandalimin e transferimit të armatimit për shkatërrim në masë.

“Në kuptimin e luftës kundër terrorizmit, shpresoj se Kuvendi i ri, do të marrë së shpejti përsipër ligjin për luftëtarët e huaj, të cilin Kuvendi paraprak e ka miratuar në leximin e parë, por që ende nuk ka hyrë në fuqi si ligj. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Kosovës”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

Donacioni i dorëzuar sot përmban pajisje në vlerë prej 300 mijë dollarësh amerikanë. Zonja Jacobson tha se në shtatë vitet e fundit, që kur edhe funksionon ky program, qeveria e Kosovës ka përfituar donacione prej 5 milionë dollarësh amerikanë.

XS
SM
MD
LG