Ndërlidhjet

Kerry pajton rivalët në Kabul, pajtohen për qeveri të unitetit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë takimit me kandidatin për president të Afganistanit, Abdullah Abdullahu
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë takimit me kandidatin për president të Afganistanit, Abdullah Abdullahu

Kandidatët për president të Afganistanit, janë pajtuar që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, njëri nga kandidatët për president e ka bërë të ditur lajmin gjatë një konference me gazetarë pas takimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Një deklaratë e përbashkët që të dy kandidatët për president, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullahu e kanë nënshkruar, nuk ofron detaje rreth kornizës së qeverisë së re.

Aty megjithatë thuhet se të dyja palët do të formojnë komisione për të punuar në hartimin e strukturës së re qeverisëse.

XS
SM
MD
LG