Ndërlidhjet

19 të vrarë në Ukrainën lindore


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët thonë se së paku 19 persona janë vrarë dhe 97 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në mes të trupave qeveritare dhe rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit.

Andriy Lysenko, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ka thënë se 15 ushtarë dhe roje kufitare janë vrarë, ndërsa 79 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në afërsi të kufirit me Rusinë, në rajonin e Lluhanskut.

Qeveria ukrainase e ka akuzuar Rusinë se ka furnizuar separatistët me armatim të rëndë dhe luftetarë.

Rebelët, në anën tjetër, i kanë akuzuar forcat qeveritare se kanë gjuajtur raketa ‘Grad’ në zonat ku jetojnë civilët në qytetin e Donjeckut dhe Lluhanskut.

Separatistët kanë thënë mbrëmë se katër civilë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në Donjeck.

Autoritetet e Lluhanskut kanë paralajmëruar se situata në qytet është kritike sepse furnimi me ujë, energji elektrike dhe sistemi i komunikacionit janë ndërprerë që gjashtë ditë.

XS
SM
MD
LG