Ndërlidhjet

Rusi: Përfunduan ushtrimet ushtarake, që ishin kritikuar nga SHBA-të


Pamje nga një pjesë e Moskës

Pamje nga një pjesë e Moskës

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se i ka përfunduar ushtrimet ushtarake në pjesën jugore të Rusisë, të cilat janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, meqë ishin cilësuar si hap “provokues” për shkak të krizës në Ukrainë.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha mbrëmë se aeroplanët që kanë marrë pjesë në këtë ushtrim janë kthyer në bazat e përhershme, ndërsa njësitë kundërajrore raketore, poashtu, po përgatiten të largohen nga bazat e përkohshme.

Pala ruse tha se ushtrimet në tajonin jugor Astrakhan, një mijë kilometra larg kufirit me Ukrainën, kanë treguar “kohezion të nivelit të lartë” në mesin e ushtrisë.

NATO-ja ka thënë se Rusia i kishte grumbulluar 20 mijë ushtarë afër kufirit me Ukrainën, ku trupat qeveritare ukrainase po luftojnë kundër separatistëve prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG