Ndërlidhjet

Ukrainë: 13 ushtarë janë vrarë në pjesën lindore


Andriy Lusenko
Andriy Lusenko

Ushtria e Ukrainës tha sot se në përleshjet me separatistët prorusë në pjesën lindore, janë vrarë 13 pjesëtarë të saj, gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Andriy Lysenko, mëtutje tha se këto përleshje janë bërë gjatë përpjekjeve të forcave ukrainaase për ta rimarrë kontrollin në bazat e kryengritësve dhe për ta bllokuar qasjen në kufirin e Rusisë.

Nga ana tjetër, Rusia tha se pesë oficerë ukrainas, të arrestuar më herët nën dyshime se kanë kryer krime të luftës, në pjesën lindore të Ukrainës, nuk do të gjykohen dhe do të lejohen të kthehen në shtëpi, pasi autoritetet thanë sot se ata “i kishin kryer urdhërat dhe nuk kanë kryer krime kundër civilëve”.

Këta pesë vetë ishin në mesin e 400 ushtarëve ukrainas, që kishin kaluar në Rusi më herët këtë javë.

Shumica e tyre tashmë janë kthyer në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG