Ndërlidhjet

AI: S’ka drejtësi për civilët e vrarë afganë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Amnesty International e ka publikuar sot një raport ku dokumenton pamundësinë e familjeve të civilëve afganë të vrarë gjatë sulmeve amerikane dhe forcave të tjera të huaja që të kërkojnë drejtësi.

Raporti i titulluar, “Të Lënë në Errësirë”, i bën thirrje qeverisë afgane që të sigurohet që përgjegjësia për vrasjet e paligjshme të civilëve të garantohet në çfarëdo marrëveshje të ardhshme që do të nënshkruhet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara Amerikane.

David Grifiths, zëvendës drejtori i Amnesty International për rajonin e Azisë dhe Paqësorit, ka thënë se raporti përmban tri konkludime kyqe, civilët afganë nuk kanë ku të kërkojnë drejtësi; sistemi i drejtësisë së ushtrisë i forcave të huaja nuk siguron kërkimin e përgjegjësisë për raste të tilla; dhe se dështimi për t’i adresuar ankesat e civilëve afganë krijon një “trashegimi të rrezikshme të paknaqësisë”.

Amnesty ka thënë se ka dokumentuar sulme që kanë marrë jetën e shumë civilëve afganë, përfshirë edhe të grave shtatëzëna dhe fëmijëve.

AI ka thënë gjithashtu se disa nga këto sulme mund të kualifikohen si krime lufte.

XS
SM
MD
LG