Ndërlidhjet

Liderët evropianë i dërgojnë urime Erdoganit


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Liderët evropianë sot i kanë dërguar urime kryeministrit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale në kët vend.

Erdogani ka fituar që në rundin e parë, duke i marrë 52% të votave.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar “sukes, qëndrueshmëri dhe fuqi” Erdoganit, për “detyrat e rënda” të ndërlidhura me “sfidat e vështira” në rajon.

Zyrtarët e lartë të BE-së, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, kanë kërkuar që Erdogani ta mbajë “rolin pajtues” të presidencës turke.

Urime për fitore në zgjedhjet presidenciale, zotit Erdogan, i ka dërguar edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG