Ndërlidhjet

Rumani: Përjashtohet sëmundja Ebola te një pacient i infektuar


Autoritetet shëndetësore të Ruanisë kanë thënë mbrëmë se një shtetas rumun 51 vjeçar, i cili është infektuar gjatë vizitës në Nigeri, muajin e kaluar, nuk e ka sëmundjen Ebola.

Ky person ka pasur temperaturë të lartë, vjellje dhe diarre, që janë tri simptomet kryesore të virusit Ebola.

Por, drejtori i një instituti të sëmundjeve infektive në Bukuresht, Adrian Streiunu-Cercel, tha se mjekët me një siguri 99% kanë arritur konkludimin se personi nuk ishte i infektuar me Ebolë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë para tri ditësh, përhajpjen e kësaj sëmundjeje në Afrikën Perëndimore e ka shpallur “emergjencë publike ndërkombëtare shëndetësore”.

Afro 1 mijë njerëz kanë vdekur nga Ebola në Afrikën Perëndimore gjatë muajve të fundit.

Nigeria, Guineja, Sierra Leone dhe Liberia, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të këtij virusi.

XS
SM
MD
LG