Ndërlidhjet

OKB: E fejuara e aktorit Clooney – anëtare e komisionit për Gazë


Amal Alamudddin
Amal Alamudddin

Avokatja britaniko-libaneze, Amal Alamuddin, e cila është e fejuar me aktorin e njohut të Holivudit, George Clooney, është zgjedhur anëtare e një komisioni të Kombeve të Bashkuara prej tre personash, i cili do t’i analizoj shkeljet e mundsahme të rregullave të luftës në Rripin e Gazës.

Amal Alamuddin është specialiste e së drejtës ndërkombëtare me seli në Londër, dhe ish-këshilltare juridike e prokurorit të Tribunalit Special për Libanin, raporton AP nga Gjeneva.

Anëtarë të tjerë të komisionit do të jenë Doudou Diene nga Senegali dhe William Schabas nga Kanadaja.

Emërimet janë shpallur sot nga presidenti i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Baudelaire Ndong Ella, që është ambasador i Gabonit.

XS
SM
MD
LG