Ndërlidhjet

Irani e përkrah kryeministrin e ri irakian


Haidar al-Abadi, (ARKIV)

Haidar al-Abadi, (ARKIV)

Irani, aleati kryesor i kryeministrit në largim të Irakut, Nuri al Maliki, ka thënë se e përkrah nominimin e Haidar al Abadit për të zëvendësuar Malikin si kryeministër.

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem Kombëtar të Iranit ka thënë sot se “korniza që ofrohet nga Kushtetuta e Irakut e përcakton se kryeministri duhet të zgjidhet nga grupi më i madh parlamentar”.

Maliki, pjesëtar i komunitetit Shiit, e kishte përkrahjen e shtetit Shiit të Iranit, por zyrtarët kanë thënë se Teherani nuk beson më që Maliki mund ta mbaj Irakun të unifikuar.

Më parë, edhe Presidenti amerikan, Barack Obama e ka mirëpritur nominimin e Abadit si “hap premtues për të ecur para”.

Maliki, kryeministër i Irakut prej vitit 2006, është akuzuar se ka nxitur dhunë sektariane derisa Iraku përballet me kryengritjen islamiste.

Megjithë thirrjet e shumta, Nuri al Maliki ka refuzuar që të jap dorëheqje.

XS
SM
MD
LG