Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Protestë e përpunuesve të qumështit


Dhjetëra prodhues dhe përpunues të qumështit po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, duke kërkuar moslejimin e importit të këtyre produkteve dhe njëherësh të jenë të barabartë me prodhuesit e vendeve të rajonit.

Ramadan Mema, kryetar i Shoqatës se Përpunuesve të Qumështit, për Radion Evropa e Lirë, tha se do të presin nga Qeveria e Kosovës që të marrë parasysh kërkesat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, në mënyrë që t’u japin fund protestave.

Shprehja e pakënaqësisë nga ana e shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit ka nisur muajin e kaluar, ku në një protestë para ndërtesës së qeverisë, ata e patën derdhur qumështin.

Ndryshe, sipas këtyre shoqatave, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar tregun vendor me qumësht dhe produkte të tij. Por, aktualisht tregu mbulohet me vetëm 40 për qind të produkteve vendore, kurse 60 për qind e prodhimeve të qumështit vijnë nga vendet e rajonit.

Në Kosovë ekzistojnë mbi 3000 ferma komerciale, të cilat deri në 170 mijë litra qumësht të freskët i dorëzojnë në mbi 30 qumështore të licencuara.

Ndërkaq, të punësuar në industrinë e qumështit konsiderohet të jenë mbi 30 mijë punëtorë.

XS
SM
MD
LG