Ndërlidhjet

Zyrtarët afganë thonë se të paktën tre policë janë vrarë nga një bombë në skaj të rrugës në lindje të provincës Laghman.

Një zëdhënës i kësaj province tha se katër oficerë të tjerë u plagosën kur shpërthimi goditi një automjet të policisë në rrethin Badpakh.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Kryengritësit talibanë shpesh kanë në shënjestër policinë afgane dhe ushtarët, si dhe forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Shumica e trupave të koalicionit do të tërhiqen deri në fund të vitit, dhe forcat afgane do të marrin rolin udhëheqës në operacionet kundër talibanëve.

Dhuna e vazhdueshme ka shtuar shqetësimet për të ardhmen e Afganistanit mes tensioneve politike pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

XS
SM
MD
LG