Ndërlidhjet

Poroshenko: Kemi marrë edhe një qytezë prej rebelëve


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” se forcat qeveritare e kanë rimarrë nën kontroll qytezën Zhdanivka, rreth 40 km në verilindje të qytetit të Donjeckut.

Poroshenko ka shkruar: “Qyteza e Zhdavinkas në rajonin e Donjeckut, është marrë heroikisht nga forcat e armatosura ukrainase. Lavdi Ukrainës!”

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga burime të pavarura, por forcat ukrainase raportohet se janë duke avancuar drejt territoreve të kapura nga rebelët prorusë para disa muajsh.

Agjencia e lajmeve të separatistëve, ‘Novorossiya”, nuk ka raportuar se ka pasur luftime në zonën e Zhdavinkas, por ka thënë se disa lagje të Donjeckut janë goditur nga granatat dhe se ka pasur edhe viktima në civilë.

XS
SM
MD
LG