Ndërlidhjet

Shteti Islamik akuzohet për masakra


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shteti islamik është akuzuar për masakrimin e qindra njerëzve në Irak dhe Siri.

Një grup i të drejtave të njeriut ka thënë mbrëmë se 700 pjesëtarë të një fisi janë vrarë në krahinën lindore të Sirisë, Deir Ezzor, gjatë dy javëve.

Në Irak, zyrtarët kanë thënë se së paku 80 burra jezidi janë vrarë në një fshat të krahinës Nineveh më 15 gusht, ndërsa gratë dhe fëmijët janë marrë peng.

Ndërkohë, forcat kurde të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane kanë lansuar një sulm rreth pendës së Mosulit, në veri të Irakut, i cili mbahet nën kontroll nga militantët prej 7 gushtit.

Penda furnizon me energji elektrike një pjesë të madhe të rajonit ndërsa ka rëndësi të madhe për bujqësinë e rajonit.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut prejse e kanë nisur ofenzivën e tyre në qershor.

XS
SM
MD
LG