Ndërlidhjet

Rusi: Dështon protesta pro pavarësisë së Siberisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një protestë pro pavarësisë së Siberisë duket se është bllokuar në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novisibirsk.

Gazetarët dhe përdoruesit e “Twitterit” në këtë qytet thonë se vetëm 40 persona janë paraqitur në marshin e paralajmëruar pro pavarësisë, i cili ishte ndaluar nga autoritetet e qytetit pasi bënte thirrje për një Republikë të Federalizuar të Siberisë me autonomi më të madhe nga Moska.

Gjatë kohës kur duhej të mbahej protesta, vërehej prani e madhe policore.

Policia në qytetin e dytë të Siberisë, Omsk, raportohet se e ka mbyllur sheshin qëndror me qëllim që të ndalojë protestuesit të mbledhen në të.

Organizatorët e protestës kanë thënë se propozimi për federalizim, i cili do të bënte që tri të katërtat e territorit të Rusisë të kontrolloheshin më shumë nga Siberia, nuk është ndryshe prej planit që vet presidenti rus, Vladimir Putin e ka përkrahur për Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG