Ndërlidhjet

Cameron: Misioni në Irak nuk është më vetëm humanitar


Kryeministri britanik, David Cameron (ARKIV)
Kryeministri britanik, David Cameron (ARKIV)

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se misioni i vendit të tij në Irak e ka tejkaluar karakterin humanitar.

Gjatë një interviste për televizionin publik BBC, Cameron ka thënë se qeveria britanike, “ka punuar gjatë në strategjinë” e saj ndonëse ka shtuar se trupat britanike nuk do të përfshihen në luftë.

Mirëpo, Cameron ka thënë se veprime të kufizuara janë të nevojshme që të ndalojnë dhunën e militantëve të Shtetit Islamik për tu eksportuar në rrugët e Britanisë së Madhe.

Deklarimet e Cameronit pasojnë ato të Sekretarit të Mbrojtjes, Michael Fallon, para pjesëtarëve të Forcave Ajrore Mbretërore në Qipro, duke sygjeruar se veprimet në Irak po tejkalojnë përtej ndihmës për komunitetin Jezidi dhe grupet e tjera minoritare të cilët janë larguar nga dhuna e militantëve islamik.

Fallon ka thënë se veprimet e tilla do të marrin kohë disa muaj.

XS
SM
MD
LG