Ndërlidhjet

Papa: Është e drejtë të ndalohet agresioni në Irak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Papa Françesku ka thënë mbrëmë se komuniteti ndërkombëtar do të justifikohej nëse i ndalon militantët islamik në Irak, porse kjo nuk duhet të jetë përgjegjësi e vetëm një kombi.

"Në raste të tilla, kur ndodh një agresion i padrejtë, unë mund të them se është legjitime të ndalohet agresori i padrejtë”, iu ka thënë ai reporterëve në aeroplan derisa kthehej nga Koreja e Jugut.

Papa ka bërë këtë deklaratë derisa një nga gazetarët e ka pyetur rreth sulmeve ajrore amerikane ndaj kryengritësve të Shtetit Islamik në Irak.

Papa ka thënë se ai nuk po jep dritën e gjelbërt për bombardim apo luftë, por situata në Irak është e rëndë dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagoj.

XS
SM
MD
LG