Ndërlidhjet

Sulmi vret fëmijë dhe mësues në Pakistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku gjashtë persona janë vrarë gjatë një sulmi me bombë ndaj një furgoni të një shkolle që bartte mësues dhe fëmijët e tyre në rajonin fisnor të veriperëndimit të Pakistanit.

Dy fëmijë të vegjël, tre mësuese dhe një kalimtar i rastit janë vrarë gjatë shpërthimit.

Raportohet se furgoni ishte duke bartur mësuese dhe nxënës drejt një shkolle vendore që udhëhiqet nga një grup humanitar që financohet nga organizate ndërkombëtare.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantët e talibanëve rregullisht kanë sulmuar institucionet e arsimit në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG