Ndërlidhjet

Irakianët e nisin një ofenzivë të re kundër Shtetit Islamik


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ushtria irakiane e ka nisur një operacion për të larguar militantët e Shtetit Islamik nga Tikriti, qyteti i lindjes së ish diktatorit, Sadam Hysein.

Zyrtarët e sigurisë thonë se ata planifikojnë të sulmojnë qytetin nga ana perëndimore dhe jugore.

Tikriti, që gjendet rreth 140 km larg Bagdadit, është okupuar nga Shteti Islamik në qershor.

Forcat irakiane dështuan të rimarin qytetin gjatë një ofenzive muajin e kaluar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë mbrëmë se rimarrja e pendës së Mosulit nga forcat kurde dhe irakiane është “një hap i madh para” në luftën kundër militantëve.

Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

Ndërkohë, agjencia e OKB-së për refugjatë, thotë se e ka nisur një operacion të madh humanitar për të furnizuar miliona njerëz të zhvendosur gjatë luftimeve të fundit në Irak.

XS
SM
MD
LG