Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Kanë vazhduar sulmet ajrore dhe me raketa


Pamje e tymit pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Pamje e tymit pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës ka përfunduar.

Izraeli tha se afro 50 raketa ishin hedhur dje nga Gaza në Izrael, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Nga sulmet ajrore izraelite raportohet se janë vrarë 9 palestinezë, përfshirë edhe gruan dhe një fëmijë të komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

Zyrtarët palestinezë thonë se më tepër se 2 mijë palestinezë janë vrarë, prej se ka filluar ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës, më 8 korrik.

Pala izraelite thotë se janë vrarë 66 shtetas izraelitë.

XS
SM
MD
LG