Ndërlidhjet

Pakistan: Armata kërkon dialog politik


Pamje nga protestat në Islamabad të Pakistanit
Pamje nga protestat në Islamabad të Pakistanit

Armata e Pakistanit ka kërkuar nga liderët e qeverisë dhe opozitës, që ta zgjidhin krizën politike nëpërmjet dialogut, derisa mijëra protestues antiqeveri kanë arritur në ndërtesën e parlamentit në kryeqytetin Islamabad.

Në deklaratën e sotme të ushtrisë theksohet se “të gjitha palët duhet menjëherë ta hapin dialogun për zgjidhjen e dallimeve”.

Demonstruesit mbrëmë kanë marshuar në ndërtesën e parlamentit, duke e dhunuar zonën e sigurisë në Islamabad.

Ata kanë përdorë makina peshëngritëse për largimin e kontejnerëve, që e kufizojnë të ashtuquajturën “zonë të kuqe”, në të cilën gjenden disa nga ministritë kryesore pakistaneze dhe ambasadat e jashtme.

Protestuesit nuk kanë hasur në rezistencë nga policia, që ishte rekomanduar që ta evitonte dhunën.

Protestuesit kërkojnë përmbysjen e kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe mashtrim në zgjedhjet e vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG