Ndërlidhjet

Ukrainë: Janë vrarë nëntë ushtarë qeveritarë


Kamionët e Rusisë duke pritur në afërsi të kufirit me Ukrainën
Kamionët e Rusisë duke pritur në afërsi të kufirit me Ukrainën

Një zyrtar i Ukrainës ka njoftuar në rrjetin Facebook se nëntë ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra kundër separatistëve prorusë për kontrollin e qyteteve në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky zyrtar ka thënë se trupat qeveritare e kanë nën kontroll gjysmën e qytetit Ilovajsk, në fqinjësi të qytetit Donjeck, që është baza kryesore e separatistëve. Por, sipas tij, kryengritësit kanë bërë rezistencë të ashpër gjatë ditës së sotme, pas më tepër se 24 orëve të luftimeve.

Kryengritësit kanë pretenduar se forcat qeveritare e kanë nën kontroll vetëm një pjesë të qytetit Ilovajsk.

Më se 2 mijë njerëz janë vrarë gjatë katër muajve të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, në pjesën lindore të këtij vendi.

Një kovoj, për të cilin Rusia thotë se transporton ndihmë humantiare për rajon, mbetet duke pritur afër kufirit.

Kievi thotë se nuk do t’i lejoj kamionët që të hyjnë në Ukrainë, pa garantime të sigurisë nga kryengritësit.

XS
SM
MD
LG