Ndërlidhjet

Kurdët i ribashkohen qeverisë irakiane


Hoshyar Zebari,ministri në largim i punëve të jashtme të Irakut

Hoshyar Zebari,ministri në largim i punëve të jashtme të Irakut

Ministri në largim i Irakut, Hoshiyar Zebari, ka thënë se ministrat kurdë që e patën pezulluar pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e Nuri al Malikut, i janë rikthyer administratës shtetërore.

“Jam kthyer në Bagdad si ministër i jashtëm”, e ka cituar Reuters politikanin kurd, Zebari.

Më 15 gusht, Maliki njoftoj se do të jap dorëheqje dhe do ta përkrah të nominuarin për kryeministër, Haidar al Abadi, për të përkrahur intereset e shtetit.

Maliki kishte zemëruar liderët kurdë duke i akuzuar ata se po i strehojnë militantët e Shtetit Islamik të cilët morrën nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian.

Zebari gjithashtu ka kërkuar nga bota që ta përkrahin Bagdadin në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke e quajtur këtë grup si kërcënim për tërë botën.

XS
SM
MD
LG