Ndërlidhjet

Anulohet lirimi me kusht i Ismet Haxhës


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Misioni evropian për sundim në Kosovë, EULEX ka njoftuar mbrëmë se Gjykata e Apelit ka vendosur ta anulojë lirimin me kusht të Ismet Haxhës, i pandehur në rastin e grupit të Drenicës.

“Gjykata e Apelit po ashtu ka vendosur të rikthejë masën e paraburgimin ndaj të pandehurit në pajtim me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për paraburgim, të marrë më 21 qershor 2014”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

I pandehuri më pas është arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

XS
SM
MD
LG