Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – 17 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad

Nga një sulm vetëvrasës në kryeqytetin Bagdad në Irak janë vrarë së paku tetë vetë. Sulmi ndodhi në Ministrinë e brendshme të Irakut, që gjendet në pjesën qendrore të Bagdadit.

Ky incident i rëndë ndodhi disa orë, pasi një sulmues vetëvrasës në Tikrit i vrau nëntë ushtarë.

Sulmi në Bagdad u bë sot, pasi një kamion i mbushur me ekpsloziv ka hyrë në perimetrin e jashtëm të kompleksit të Ministrisë së brendshme dhe e ka akzivizuar materialin shpërthyes.

Janë vrarë civilë dhe pjesëtarë të sigurisë. Poashtu, gjatë këtij sulmi janë plagosur më se 20 vetë.

Sulmi në Tikrit ndodhi mbrëmë vonë kur një makinë me eksploziv e sulmoi një tubim të ushtarëve dhe të milicisë shiite.

Kjo dhunë e fundit u bë pas masakrës së djeshme në një xhami sunite në fshatin Imam Wais afër Bakubës, me ç’rast u vranë 68 njerëz.

XS
SM
MD
LG