Ndërlidhjet

logo-print

KFOR, EULEX dënojnë aktivitetet ilegale në kufi


Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina

KFOR-i i ka dënuar ashpër të gjitha "kalimet ilegale të linjës administrative të kufirit dhe çfarëdo veprimi të dhunshëm apo ilegal".

Përmes një komunikate dërguar mediave thuhet se Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Farine dhe ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Joëlle Vachter, shprehin “keqardhjen e sinqertë për familjen e dy viktimave në incidentet e fundit dhe ngushëllime për oficerët policorë të xhandarmarisë serbe për humbjen e një pjesëtari të tyre derisa ishte duke kryer detyrën”.

Mediat serbe të informimit kanë raportuar se pjesëtari i xhandarmërisë së Serbisë, Stevan Singjeliq, kishte ndërruar jetë sot në mëngjes, pas plagëve që kishte marrë "gjatë një këmbimi zjarri me prerës të paligjshëm pyjesh të kombësisë shqiptare".

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në komunën e Kurshumlisë në Serbi, në afërsi të kufirit Kosovë - Serbi.

Komandanti i KFOR-it dhe shefi i EULEX-it kanë kërkuar nga autoritetet që të shtojnë kontrollin me qëllim që të ndalojnë prerjen ilegale të drunjëve.

“KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it, në pajtim me mandatin e tij dhe brenda mundësive është duke operuar që të kontribuojë në normalizimin e situatës.

XS
SM
MD
LG