Ndërlidhjet

OBSH me plan kundër Ebolës


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Organizata Botëtore e Shëndetësisë, ka thënë se përhapja e virusit Ebola, është duke vazhduar dhe ka mundësi që të tejkalojë 20 mijë raste, gjashtë herë më shumë se sa kanë paralajmëruar mjekët.

Shefi i emergjencave të OBSH-së, Bruse Aylward, ka thënë se agjencitë e fluturimit duhet të vazhdojnë fluturimet drejt vendeve të prekura me Ebola sepse pezullimi i tyre po kërcënon përpjekjet për të kontrolluar epideminë.

Ai i ka bërë këto deklarata në Gjenevë, deri ka njoftuar për planin që e ka për qëllim që të ndalojë përhapjen ndërkombëtare të Ebolës.

Agjencia i ka publikuar të dhënat e reja që thonë se 1552, njerëz kanë vdekur nga ky virus, nga 3069 raste të personave të infektuar, në Liberi, Sierra Leone, Guine dhe Nigeri.

XS
SM
MD
LG