Ndërlidhjet

Erdogan: Turqia i vazhdon reformat përgjatë linjave të BE-së


Reccep Tayyip Erdogan

Reccep Tayyip Erdogan

Presidenti i ri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se vendi i tij do t’i vazhdoj reformat në linjë me qëllimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e tij të parë, pas inaugurimit të sotëm në postin e presidentit, zoti Erdogaan tha se procesi i paqes me Partinë Popullore Kurde do të ketë shtytje përpara.

Erdogan, që ishte kryeministrët për 11 vite, e dha sot betimin presidencial në Parlamentin e Turqisë, pas fitores në zgjedhjet e para direkte për president të Turqisë.

Deputetët e Partisë Popullore Republikane në opozitë në Turqi, që e kanë akuzuar Erdoganin përshkelje të kushtetutës, janë larguar nga seanca e parlamentit, para inaugurimit të Erdoganit.

Erdogani ka premtuar ndryshime kushtetuese me të cilat presidenca do të transformohej nga roli kryesisht ceremonial, në post më të fuqishëm ekzekutiv.

XS
SM
MD
LG