Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit shqyrtoi situatën në Kosovë


KS i OKB-së
KS i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka shqyrtuar situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Shefi i UNIMK-ut, Farid Zarif ka shprehu keqardhje për incidentet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 36 orëve të fundit ku pati të shtëna armësh, vrasje dhe plagosje.

Delegacioni i Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kurse delegacini nga Beogradi, nga ministri i Jashtëm i këtij vendi, Ivica Daçiq.

Ministri i jashtëm në detyrë i Kosovë, Enver Hoxhaj ka folur për procesin në të cilin tani gjendet vendi ynë, duke thënë se Kosova së shpejti do ta ketë qeverinë e re, që do të jetë gjithëpërfshirëse e multietnike.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Serbia që t’i respektojë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mos inkurajojë destabilizimin e situatës në veri të vendit, duke përmendur rastin e EULEX-it.

“Qeveria e Kosovës ashpër dënon gjithë presionin e mundshëm ndaj personelit të EULEX-it, specifikisht kur është fjala tek arrestimi i kriminelëve të mundshëm që veprojnë në komunat veriore. Përtej kësaj, ne ndajmë shqetësimin serioz se autoritetet e Serbisë nuk janë përpjekur të zbatojnë marrëveshjet tjera të arritura në këtë dialog” , ka thënë Hoxhaj.

Ai në fjalën e tij ka përmendur edhe rastin e varrezës masive në Rashkë të Serbisë dhe nevojën për t’u identifikuar sa më shpejt civilët shqiptarë të zhdukur që nga viti 1999.

“Derisa unë flas para jush, ekziston një qytet në Serbi me emrin Rashkë ku janë të varrosur të vrarët e luftës në Kosovë. Mbi këtë varr janë ndërtuar ndërtesa. Por, ky nuk është varri i vetëm i gjetur në Serbi. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të ndërmarrin masa që të arrihet deri te zhvarrimi i trupave të varrezës së Rashkës. Çdo vonesë e zbardhjes së fatit të pagjeturve, zgjat më tutje dhimbjen e familjarëve të tyre. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se kanë qenë të vrarë rreth 15 mijë qytetarë civilë gjatë luftës”, ka thënë Hoxhaj duke theksuar edhe faktin se “Gjatë luftës në Kosovë një numër i konsiderueshëm i femrave kanë përjetuar dhunë nga aparati shtetëror i Serbisë”, ka përmendur Hoxhaj.

Kurse, si të arritura, Hoxhaj ka përmendur organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar të formohet sa më shpejt Gjykata Speciale.

Ne besojmë se ka mjaft dëshmi për të ngritur padi ndaj disa pjesëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Daçiq duke shtuar se:

Serbët vazhdimisht jetojnë në frikë. Këto janë pengesa drejt përmirësimit të marrëdhënieve. Katër shtëpi janë vjedhur në Pejë. Kjo s’është hera e parë që serbët e kthyer janë frikësuar dhe dekurajuar që të kthehen në shtëpi”.

Ministri serb ka thënë se vlerëson punën e Clint Williamson dhe të gjithë atyre nga kjo task-forcë.

“Jemi të zotuar për dialog të mëtutjeshëm, dhe do t'i zbatojmë të gjitha marrëveshjet, por jo edhe Prishtina, pasi nuk kanë marrë masat e duhura, sidomos sa i përket Ligjit të amnistisë”, është shprehur Daçiq.

Ai ka përmendur edhe ndalesat e hyrjeve të zyrtarëve serbë në Kosovë.(z.p)

XS
SM
MD
LG