Ndërlidhjet

Vazhdojnë përleshjet në Islamabad, tre të vrarë


Islamabad, 30 gusht 2014.

Islamabad, 30 gusht 2014.

Zyrtarët në Pakistan kanë thënë se së paku tre persona janë vrarë në përleshjet midis policisë dhe protestuesve, që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nawaz Sharif.

Policia ka përdorur edhe sot gazin lotsjellës, derisa protestuesit kanë bërë përpjekje të rigrupohen pas natës së dhunshme, pranë rezidencës së Sharifit në Islamabad.

Autoritetet spitalore thonë se mbi 400 njerëz janë plagosur në përleshje.

Protestuesit besnikë të politikanit opozitar, Imran Khan, dhe klerikut Tahirul Qadri, janë duke protestuar për rreth dy javë.

Ata duan që Sharif të japë dorëheqje, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe vjedhje të votave.

XS
SM
MD
LG