Ndërlidhjet

Tre amerikanët në Korenë V. kërkojnë liri


Kenneth Bae, njëri nga tre amerikanët që po mbahet në Korenë Veriore.

Tre shtetas amerikanë, të cilët po mbahen në Korenë e Veriut, janë shfaqur në një intervistë, duke i bërë apel Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të ndihmojë në sigurimin e lirisë së tyre.

Të tre ata, të cilët janë duke shërbyer dënimin me 15 vjet burg, kanë thënë se janë duke u trajtuar në mënyrë njerëzore, por kanë kërkuar nga autoritetet amerikane që të përfshihen më shumë në negociatat për lirimin e tyre.

Koreja e Veriut thotë se Jeffrey Fowled he Mathew Miller kanë kryer akte armiqësore që kanë shkelur statusin e tyre si turistë.

Personi i tretë, misionari koreano-amerikan, Kenneth Bae, është arrestuar në nëntor të vitit 2012 dhe është dënuar me punë të rëndë.

XS
SM
MD
LG