Ndërlidhjet

Obama: Vrasësit do të sillen para drejtësisë


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, pas kasetës së publikuar ku paraqitet prerja e kokës së edhe një fotoreporteri amerikan nga militantët e Shtetit Islamik, ka paralajmëruar ata se ‘drejtësia do të mbizotërojë’.

Obama ka hezituar të thotë se Shtetet e Bashkuara do të kryejnë sulme ajrore ndaj grupeve militante të Shtetit Islamik në Siri.

Duke folur gjatë takimit të tij në Estoni, Obama tha se prerja e kokës së fotoreporterit Stevan Sotloff e cila është paraqitur në një video incizim më 2 shtator ishte një ‘akt i tmershëm i dhunës’.

Obama shtoi se militantët e Shtetit Islamik do të kuptojnë se dora e Shteteve të Bashkuara është e gjatë dhe se vrasësit do të sillen para drejtësisë.

Synimi i SHBA-së është që të sigurohen që militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak ‘nuk do të vazhdojnë me qenë kërcënim për rajonin”.

I pyetur nëse ai do të urdhërojë sulme ajrore amerikane në Siri, Obama tha se Shtetet e Bashkuara "do të vazhdojnë të punojnë në përpjekje pët t’i dhënë fund një vizioni të tillë barbar”.

XS
SM
MD
LG