Ndërlidhjet

OKB: Rritja e dhunës në Libi, shqetësuese


Një raport i Kombeve të Bashkuara të enjten tha se katër muajt e luftimeve në dy qytetet më të mëdha të Libisë, Tripoli dhe Bengazi, i ka detyruar rreth 250.000 njerëz të ikin, duke përfshirë 100,000 që janë zhvendosur brenda vendit.

Raporti i lëshuar nga Misioni i OKB-së për Mbështetje në Libi dhe Zyra e OKB-së të Drejtave të Njeriut, ka vlerësuar se rreth 150.000 njerëz, duke përfshirë edhe punëtorët emigrantë, kanë ikur nga vendi.

Raporti thotë se një "klimë e frikës" i ka bërë qytetarët të ngurrojnë të flasin për abuzime të milicisë.

Katër muajt e fundit ka qenë e shprehur një betejë e përgjithshme mes militantëve islamk në qytetin lindor të Bengazi - djepi i kryengritjes së vitit 2011 që përmbysi Muamer Gadafin - dhe milicinë e fuqishme rajonale, që luftojnë për kontrollin e aeroportit ndërkombëtar në Tripoli.

OKB-ja konsideron se kjo rritje e dhunës është më e keqja në Libi që kur rebelët, e mbështetur nga avionët e NATO-s vranë Gadhafin.

XS
SM
MD
LG