Ndërlidhjet

logo-print

Në Bjellorusi, festohet 500 vjetori i rënies së ushtrisë së Moskës


Sot, flamuri kombëtar në Minsk të Bjellorusisë.

Sot, flamuri kombëtar në Minsk të Bjellorusisë.

Dhjetëra aktivistë kanë shënuar 500-vjetorin e fitores së Dukës së Madh të Lituanisë ndaj një ushtrie të Moskës, pranë qytetit Vorsha, në atë që tani është Bjellorusi lindore.

Përkujtimet janë mbajtur sot, pavarësisht që festimi i përvjetorit ishte i ndaluar, për shkak se konsiderohet si i pakëndshëm për qeverinë e presidentit Alyaksandr Lukashenko’s për shkak të aleancës së tij me Rusinë.

Të krishterë,ortodoksë dhe priftërinjtë katolikë u lutën në Krapivnenske teren pranë Vorsha’s, ndërsa aktivistët ngritën kryqe druri dhe flamurin kombëtar kuq e bardhë të Bjellorusisë, që po ashtu ishte e ndaluar.

Në Minsk, kryeqytet, aktivistët kanë vendosur një flamur kuq e bardhë rreth katër metra në një ndërtesa afër sheshit kryesorë, por i cili është larguar pas 90 minutave.

Në betejën e Vorsha’s, më 8 shtator 1514, forcat aleate të Dukës së Madh të Lituanisë dhe Mbretërisë së Polonisë, rrëzuan ushtrinë e Dukës së Madh të Moskës.

XS
SM
MD
LG