Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Sulm kundër aeroportit afër Donjeckut


Pamje e aeroportit afër qytetit Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Pamje e aeroportit afër qytetit Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës thotë se aeroporti ndërkombëtar afër qytetit Donjeck, në pjesën lindore të këtij vendi, që mbahet nga separatistët prorusë, i është nënshtruar sulmit me raketë gjatë natës së kaluar, përkundër armëpushimit të arritur më 5 shtator.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se nuk ka pasur viktima.

Aeroporti i Donjeckut është nën kontroll të forcave qeveritar, por prej muajit maj, rregullisht është sulmuar nga separatistët.

Ministria e mbrojtjes, po ashtu, ka njoftuar se prej se ka filluar armëpushimi më 5 shtator, është vrarë një ushtar ukrainas, ndërsa 29 të tjerë janë plagosur.

Ushtria e Ukrainës dhe separatistët prorusë në pjesën lindore, e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit, por në përgjithësi, duket se ai po respektohet.

XS
SM
MD
LG