Ndërlidhjet

Blloku bën publike marrëveshjen me Vetëvendosjen të mërkurën


Liderët e bllokut "LAN" - Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj
Liderët e bllokut "LAN" - Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

Blloku i partive, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë finalizuar marrëveshjen për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo konfirmohet edhe nga Zyra për Informim e LDK-së e cila ka njoftuar se të mërkurën, në orën 13:00, marrëveshja do të bëhet publike. Sipas LDK-së, shpallja e kësaj marrëveshjeje bëhet në sallën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kishte konfirmuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, edhe deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Sipas marrëveshjes, koalicioni i këtyre partive politike, ku do të përfshihen edhe pakicat, do të synoj të formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës, duke e spostuar në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit, ndonëse ishte fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

XS
SM
MD
LG