Ndërlidhjet

Sulme vdekjeprurëse kundër shiitëve në Bagdad


Bagdad - foto arkivi

Bagdad - foto arkivi

Tri makina bombë kanë shpërthyer në një lagje shiite në lindje të Bagdadit, duke vrarë së paku nëntë njerëz dhe plagosur 29 të tjerë.

Shpërthimet kanë ndodhur njëri pas tjetrit pranë tregjeve në lagjen Bagdadi i Ri.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ato vijnë dy ditë pasi parlamenti ka konfirmuar politikanin shiit, Haidar al-Abadi, në postin e kryeministrit të Irakut.

Abadi ka dalë me një program që synon tejkalimin e ndarjeve sektare dhe bashkimin e irakianëve në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG