Përmbytjet në Pakistan kanë detyruar evakuimin e mbi 700,000 banorëve nga shtëpitë e tyre.
Rajoni më i goditur është provinca Punxhab.
Autoritetet kanë njoftuar për mbi 440 njerëz të vdekur në Pakistan dhe në Kashmir, pjesën e administruar nga India, si pasojë e përmbytjeve më të rënda në 50 vjet.
Në Lahore të Pakistanit, të martën është shembur kulmi i një xhamie duke vrarë 24 besimtarë.