Ndërlidhjet

Edhe 2 muaj paraburgim për 32 të dyshuarit për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vehbi Kashtanjeva, u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj 32 të dyshuarve për kryerjen e veprave terroriste dhe arrestin shtëpiak gjashtë të tjerëve të këtij grupi.

Të gjithë këta persona janë arrestuar më 11 gusht.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra, si dhe kanë bërë vepra të tjera që lidhen me radikalizmin fetar.

Udhëheqësit e institucioneve qendrore në Prishtinë, përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në strehë grupesh radikale.

XS
SM
MD
LG