Ndërlidhjet

Kerry: Koalicioni ndërkombëtar do ta mposhtë IS-in


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Bagdad.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Bagdad.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka qëndruar sot në Bagdad. Vizita është pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme, ku Kerry pritet të kërkojë mbështetje për aksionet kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Kerry ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të rrijë duarkryq karshi këtyre militantëve.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Bagdad, ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar “ka interes në mbështetjen e qeverisë së re të Irakut në këtë pikë kritike”.

“Koalicioni, i cili është në zemër të strategjisë sonë globale, do të vazhdojë të rritet dhe të thellohet në ditët e ardhshme”, ka thënë Kerry.

Ai po ashtu ka theksuar se Uashingtoni nuk e ka ndërmend të bashkëpunojë “ushtarakisht apo ndryshe” me Iranin.

Kerry ka thënë se fjalimi i presidentit të SHBA-së, Barack Obama, që do të mbahet sonte, do të nxjerrë në pah specifikat e çdo komponenti të strategjisë për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik.

Kerry ka takuar sot në Bagdad kryeministrin e ri të Irakut, Haider al-Abadi.

XS
SM
MD
LG