Ndërlidhjet

Rusia redukton gazin në Poloni


Ilustrim
Ilustrim

Polonia ka thënë se dërgesat e gazit nga kompania shtetërore ruse Gazprom janë reduktuar për 24 për qind.

Shërbimi polak i gazit PGNiG ka thënë se ka vënë re zvogëlimin fillestar të furnizimeve më 8 shtator.

Gazpromi nuk ka bërë ende asnjë koment.

Kompania e gazit në Ukrainë Ukrtransgaz ka thënë se Rusia ka nisur të kufizojë furnizimet me gaz për Poloninë në mënyrë që të ndërprsë furnizimet me gaz në drejtim të kundërt, nga Polonia në Ukrainë.

Gazpromi ka ndalur tashmë furnizimet për Ukrainën për shkak të, siç është thënë, mosmarrëveshjeve për çmimin.

Polonia është njëri nga mbështetësit më të vendosur të qeverisë pro-perëndimore në Kiev.

XS
SM
MD
LG